REL: Dehari cakton 9 shtatorin për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
Kosova E Premte, 4 Shtator 2026 17:55 Deputetët e zgjedhur pritet të mblidhen më 9 shtator për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për t’i formuar institucionet e reja të vendit pas zgjedhjeve të qershorit, dhe për t’i dhënë fund krizës pothuajse dyvjeçare politike. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, njoftoi të premten se ka vendosur që seanca e mbetur në gjysmë muajin e kaluar të vazhdojë të mërkurën në orën 11:00. Ai tha se e mori këtë vendim pas arritjes së një marrëveshjeje të brishtë politike mes Lëvizjes Vetëvendosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në opozitë, për kandidatin për president të Kosovës. “Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm...
Burimi:
kohajone.com