REKORD INVESTIMESH NË SHQIPËRI/ DASH: Korrupsioni, prona dhe emigrimi mbeten pengesa
Departamenti Amerikan i Shtetit e vlerëson Shqipërinë si një ekonomi me potencial dhe me rritje të ndjeshme të investimeve të huaja, por paralelisht evidenton një sërë problematikash strukturore që vijojnë të ndikojnë në klimën e biznesit. Sipas raportit për klimën e investimeve, ekonomia shqiptare u rrit me 3.7 për qind gjatë vitit 2025, ndërsa inflacioni zbriti në rreth 2.2 për qind. Po të njëjtin vit, borxhi publik ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto ra në 52.6 për qind, nga 75 për qind që ishte në vitin 2021. Një nga treguesit kryesorë të evidentuar nga DASH është rritja e investimeve të huaja direkte. FDI arriti në 1.84 miliardë dollarë në vitin 2025, niveli më i lartë i regjistruar deri tani, ndërsa stoku total i investimeve të huaja...
Burimi:
ntv.al