Rekord historik në Paris, piktura “Iris” e Monetit shitet në ankand për 50 milionë euro
Piktura “Iris” nga Claude Monet, të cilën publiku nuk pati mundësi ta shihte për një kohë të gjatë, u shit në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s” në Francë për një shifër rekord prej 50 milionë eurosh. Tani është piktura më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në atë vend, shkruan ArtNet. “Iris” (1924-25), e cila nuk është ekspozuar kurrë publikisht më parë, është një kanavacë monumentale katrore, pothuajse 1.8 metra e gjerë. Ajo mbërriti në ankand me një vlerësim prej 22 deri në 30 milionë euro, që ishte vlerësimi më i lartë për një pikturë të ofruar në një ankand francez. Pas 45 minutash ofertash, oferta fituese erdhi nga një koleksionist privat në Azi. Çmimi përfundimtar e tejkaloi rekordmbajtësen e mëparshme, veprën “Koka e një Kariatide” të...
Burimi:
kultplus.com