“Rei Manaj e thyen rekordin e Bogdanit”, Baze: Ernest Muçi do të jetë pengu i madh i Silvinjos

“Rei Manaj e thyen rekordin e Bogdanit”, Baze: Ernest Muçi do të jetë pengu i madh i Silvinjos

Gazetari sportiv Fatjon Baze ka vlerësuar paraqitjen e Shqipërisë në fitoren 2-0 ndaj Finlandës, duke e cilësuar atë një mbrëmje spektakolare për kuqezinjtë. I ftuar në emisionin “Kubi Sportiv”, me Drilon Xhepollarin, Baze komentoi paraqitjen e ekipit kombëtar, golat e Ernest Muçit dhe Rey Manajt, si dhe ndryshimin që ka sjellë trajneri Roland Maran në lojën e Shqipërisë. Gazetari, u ndal veçanërisht te goli spektakolar i Ernest Muçit, duke theksuar se futbollisti po tregon më në fund potencialin e tij edhe me fanellën kuqezi. Sipas Bazes, Muçi është një talent i jashtëzakonshëm, të cilit nuk i është dhënë hapësira e merituar në përfaqësuese gjatë periudhës së mëparshme, ndërsa nën drejtimin e Roland Maran po shfrytëzohen më mirë cilësitë e tij. “Realistisht ishte një fitore shumë...