Refuzoi të dorëzonte celularin/ Avokati gjobitet me 50 mijë lekë: Gjyqtarët i lejojnë, ne jo
Një incident i raportuar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sjellë reagimin e avokatit Dorian Matlija, i cili pretendon se nuk është lejuar të hyjë në sallën e gjyqit pasi ka refuzuar të dorëzojë telefonin celular. Sipas Matlijës, problemi lidhet me zbatimin e rregullores së re për sigurinë, rendin dhe solemnitetin në GJKKO, e cila, sipas tij, ndalon avokatët të hyjnë në sallë me telefon, ndërsa lejon pajisje të tjera elektronike, si laptopët dhe tabletët. Avokati pretendon gjithashtu se rregulli nuk zbatohet në mënyrë të njëjtë për të gjithë. Në reagimin e tij, ai thotë se prokurorët lejohen të hyjnë në sallë me telefona, ndërsa avokatëve u kërkohet t’i dorëzojnë ato. Matlija tregon se incidenti ndodhi teksa ai...
Burimi:
ntv.al