Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri solli në vëmendje lidhjen mes politikës, financimit të fushatave dhe interesave ekonomike, duke krahasuar mënyrën se si funksionojnë mekanizmat e ndikimit në Shtetet e Bashkuara me realitetin politik në Shqipëri. “Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kjo që ne i themi korrupsion, quhet lobizëm. Shikoni se kush mbledh më shumë para gjatë fushatës, fiton”, u shpreh Curri. Duke iu referuar situatës në vend, analisti argumentoi se bizneset e mëdha nuk kanë domosdoshmërisht arsye të shqetësohen për rezultatin e zgjedhjeve, pasi interesat e tyre ekonomike mund të vijojnë të garantohen nga pushteti. “Ata s’e kanë problem se kush fiton, se prapë do...
Burimi:
kohajone.com