Reforma Territoriale, Mazniku zbulon çfarë ndryshon në hartën e re: Nuk shkrihet asnjë bashki!

Reforma Territoriale, Mazniku zbulon çfarë ndryshon në hartën e re: Nuk shkrihet asnjë bashki!

Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku, ka deklaruar se harta e re administrative nuk nënkupton shkrirjen e asnjë bashkie në vend, por vetëm bashkimin e tyre për të përmirësuar administrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Mazniku sqaroi se projektligji për reformën territoriale pritet të votohet në Kuvend më 8 tetor, ndërsa të hënën do të vijojnë diskutimet në komision. Lidhur me keqkuptimet rreth këtij procesi, Arbjan Mazniku u shpreh: “Ky është një proces që do të vijojë me diskutime në komision, të hënën është diskutimi në parim dhe më pas për nen i ligjit, dëgjesat me publikun janë bërë, opinionet janë mbledhur. Është shumë e rëndësishme t’ia themi edhe publikut që asnjë bashki nuk shkrihet, koncepti i bashkive që shkrihen është një term...