Reforma Territoriale, Këshilli Bashkiak i Krujës voton kundër kalimit të Rinasit dhe aeroportit “Nënë Tereza” nën administrimin e Tiranës
Këshilli Bashkiak i Krujës ka kundërshtuar unanimisht propozimin për shkëputjen e Rinasit dhe territorit ku ndodhet Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga Bashkia Krujë dhe kalimin e tyre në administrimin e Bashkisë Tiranë. Të 31 këshilltarët bashkiakë votuan kundër propozimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, i cili parashikon ndryshimin e përkatësisë administrative të Rinasit. Sipas propozimit, zona do të shkëputej nga Njësia Administrative Nikël, pjesë e Bashkisë Krujë, për t’iu bashkuar Bashkisë Tiranë. Në argumentet e paraqitura, Këshilli Bashkiak i Krujës thekson se ndryshimi i propozuar nuk duhet parë vetëm si një riorganizim administrativ, por si një ndërhyrje në territorin dhe kufijtë e Bashkisë Krujë dhe të Qarkut Durrës. Për këtë arsye, këshilltarët kërkojnë që çdo vendimmarrje të paraprihet nga transparencë dhe konsultim...
Burimi:
javanews.al