Reforma Territoriale, deputeti pas konsultimeve në Prrenjas: “Interesi qytetar mbi çdo përplasje politike”

Reforma Territoriale, deputeti pas konsultimeve në Prrenjas: “Interesi qytetar mbi çdo përplasje politike”

NGA OLSI KOMICI   Pas përfundimit të konsultimeve publike me banorët e Bashkisë Prrenjas, përfshirë Prrenjasin, Qukësin, Stravajin dhe Rrajcën, në lidhje me propozimet për Reformën Territoriale, dua të ndaj disa vlerësime. Së pari, falënderoj të gjithë qytetarët që morën pjesë në këto dëgjesa dhe shprehën hapur qëndrimet e tyre. Pjesëmarrja dhe mënyra se si u zhvilluan diskutimet treguan qytetari dhe përgjegjësi, me fokus te çështja që prek drejtpërdrejt të ardhmen e komunitetit. Është për t’u vlerësuar fakti që qytetarët nuk e ngatërruan diskutimin për reformën me përplasjet politike, pavarësisht përpjekjeve të disa për ta kthyer një shqetësim komunitar në një debat partiak. Zëri i banorëve mbeti i fokusuar te problemet, shqetësimet dhe argumentet që lidhen me propozimin. Konsultimet publike kanë pikërisht këtë qëllim: t’u...