“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë
Arbjan Mazniku ka shpjeguar ndryshimet që sjell harta e re territoriale. I ftuar në emisionin “Top Story”, Mazniku tha se reforma nuk është bërë për ndikim elektoral dhe se bashkimet e reja nuk ndryshojnë raportet politike në bashki. “Korça nuk ka asnjë rrezik për PS. Në Maliq ka fituar një kryebashkiak që ka bërë nëntë mandate atje. Nuk besoj se ka një njeri që dyshon se bashkimi i Vlorës me Selenicën, që ka sjellë dhe debatin të mirëkuptuar nga ne, ka dyshim që nga ky bashkim do ketë ndikim elektoral. Selenica dhe Vlora kur bëhen bashkë kanë potencial më të madh zhvillimi se kur janë më vete. Se ke dy bashki apo një, nuk ndryshon asgjë. Nuk i ka ndryshuar në terma të përgjithshëm PS-së....
Burimi:
javanews.al