“Reforma e pensioneve kërkon marrëveshje”- Eksperti Gjokutaj: Objektiv i arritshëm, por kërkohet konsensus social!

“Reforma e pensioneve kërkon marrëveshje”- Eksperti Gjokutaj: Objektiv i arritshëm, por kërkohet konsensus social!

Një formulë e re pensioni është dukshmërisht e domosdoshme. Ekspert i lartë i çështjeve të ekonomisë, Eduart Gjokutaj, e sheh këtë si sfidë të shumëfishtë. “Nga njëra anë kemi një plakje të shpejtë të popullsisë, kemi një pakësim të numrit të kontribuuesve, kemi një rritje të presionit social për shkak të rritjes së kostove jetesës dhe natyrisht edhe një nevojë për të pasur një pension të denjë”, tha ai. Mbi bazën faktike që pensioni është individual dhe duhet kuptuar si rimarrë e kontributeve të dhëna në vite, Gjokutaj mendon se rrugët e realizimit janë të lidhura ngushtë me thelbin e reformës. “Të mos harrojmë asnjëherë që pensioni është kontribut që përfitohet nga ajo çfarë ke dhënë ndër vite dhe jo diçka që mund të jetë...