Reagon Rama: PD është mëma e dhunës, bashkë me Antifan morën autorësinë e terrorit urban (VIDEO)

Reagon Rama: PD është mëma e dhunës, bashkë me Antifan morën autorësinë e terrorit urban (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra ndaj Partisë Demokratike, duke e akuzuar atë për nxitjen dhe organizimin e dhunës gjatë protestave të fundit në Tiranë. Në një reagim publik, Rama e cilëson PD-në si “mëma e dhunës”, duke pretenduar se pas episodeve të shkatërrimit dhe përplasjeve në kryeqytet qëndrojnë persona të maskuar, të cilët, sipas tij, janë paraqitur si studentë, si dhe grupe të tjera dhunuesish. “Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama. Përmes këtij reagimi, kreu i qeverisë e lidh drejtpërdrejt Partinë Demokratike me aktet e dhunës dhe dëmtimet...