Rasti i parë në historinë e Vatikanit, Papa Leone regjistrohet për të votuar në zgjedhjet afatmesme në SHBA

Rasti i parë në historinë e Vatikanit, Papa Leone regjistrohet për të votuar në zgjedhjet afatmesme në SHBA

Papa Leone XIV pritet të marrë pjesë në zgjedhjet afatmesme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një moment historik për Kishën Katolike. Kreu i Vatikanit ka kërkuar një fletë votimi me postë për të ushtruar të drejtën e votës në zgjedhjet e së martës. 71-vjeçari, i lindur me emrin Robert Francis Prevost në Çikago, është regjistruar si votues në shtetin e Illinois dhe ka paraqitur kërkesën për të votuar me postë më 3 tetor. Lajmi është konfirmuar nga Kim Fladhammer, shefi i stafit të zyrës së sekretarit të qarkut Will, i cili deklaroi për gazetën “Chicago Sun-Times” se Robert Francis Prevost figuron në listën e personave që kanë kërkuar fletë votimi për zgjedhjet e ardhshme. Sipas autoriteteve, Papa është i regjistruar në adresën...