Rasti i Behajdin Allaqit në vendimin ndaj Thaçit, avokati Misetiç kritikon provat
Gjatë leximit të vendimit për dënimin e Hashim Thaçit me 25 vite burg, gjyqtari amerikan Charles L. Smith iu referua edhe rastit të vrasjes së Behajdin Allaqit. Sipas arsyetimit të paraqitur në vendim, Thaçi është konsideruar si i përfshirë personalisht në arrestimin, ndalimin, transferimin dhe vrasjen e Allaqit. Avokati i Thaçit, Luka Misetiç, ka reaguar ndaj këtij konstatimi përmes një postimi në platformën “X”, duke e cilësuar si të dobët bazën provuese mbi të cilën është mbështetur ky përfundim. “Pretendimi se Hashim Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit bazohet në prova tronditësisht të dobëta”, shkroi Misetiç, duke pretenduar gjithashtu se bëhet fjalë për prova të cilat trupi gjykues kishte urdhëruar të mos shqyrtoheshin publikisht. Avokati ngriti shqetësime edhe për transparencën e procesit,...
Burimi:
kohajone.com