“Rasti Ante Gotovina” nisi të përmendej nga avokatët, si pikë reference për fazën e apelit të Çlirimtarëve

“Rasti Ante Gotovina” nisi të përmendej nga avokatët, si pikë reference për fazën e apelit të Çlirimtarëve

Një grua mban një gazetë me portretin e gjeneralit kroat, Ante Gotovina, ku shkruan “hero”, ndërsa ndjek transmetimin e drejtpërdrejtë televiziv të aktgjykimit ndaj tij. Zagreb, 15 prill 2011. Pas dënimit për krime lufte të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, “rasti Ante Gotovina” nisi të përmendej nga avokatë, komentues dhe media në Kosovë si pikë reference për fazën e apelit. Në pamje të parë, ngjashmëritë janë të dukshme. Edhe ish-gjenerali kroat mori një dënim të rëndë në shkallën e parë, përpara se Dhoma e Apelit ta shpallte të pafajshëm. Edhe aktgjykimet, në të dyja rastet, u pritën me kundërshtime dhe protesta. Por, ajo që e çoi Gotovinën nga dënimi te pafajësia ishte një betejë juridike...