Raporti për digjitalizimin, Shqipëri në fund, Kele: Qeveria vetëm ka vjedhur, nuk kanë bërë asgjë…

Raporti për digjitalizimin, Shqipëri në fund, Kele: Qeveria vetëm ka vjedhur, nuk kanë bërë asgjë…

E ftuar në emision ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë Denisa Kele, Drejtuese e Departamentit të Inovacionit dhe Inteligjencës Artificiale në PD. Në bisedë me moderatorët Qarri dhe Tagani ajo ka trajtuar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria në fushën e digjitalizimit. Flavio Qarri: Ka dalë raporti për inovacionin dhe digjitalizimin dhe thotë që ne jemi andaj nga fundi me Burundin. Denisa Kele: Në fakt ky raport tregon gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria tani dhe gjendjen aktuale për sa i përket digjitalizimit. Dhe ajo që juve e prekët pak më parë, është ajo që duhet të fokusohemi dhe të sqarojmë tek qytetarët. Kur flasim për demin që AKSHI ka bërë presupozohet që ai dëm është vetëm paratë e vjedhura nga tenderat apo aferat...