Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Punime publike të paguara, por të pakryera sipas volumeve të deklaruara, dhe rekomandime për rikuperimin e miliona lekëve që vazhdojnë të mbeten të pazbatuara. Këto janë ndër problematikat më të forta që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar në Bashkinë Gjirokastër. Një nga rastet më të rëndësishme lidhet me ujësjellësin e Lazaratit, ku një auditim i mëparshëm kishte konstatuar 17.19 milionë lekë pa TVSH dëm ekonomik, si pasojë e punimeve të situacionuara, por të pakryera. Në raportin e ri, KLSH rikërkon marrjen e masave për arkëtimin e kësaj shume. Sipas audituesve, bashkia nuk ka paraqitur dokumentacion që të provojë zbatimin e rekomandimit, ndaj ai është klasifikuar i pazbatuar. Një tjetër rast lidhet me masat inxhinierike për stabilizimin e rrëshqitjes së masës në Kodrën e...
Burimi:
argjiroja.net