Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

Raporti i KE-së/ Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: Të ndalen presionet politike dhe ndërhyrjet në drejtësi!

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar pas publikimit të Raportit 2026 të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke kërkuar ndalimin e ndërhyrjeve politike dhe sulmeve ndaj magjistratëve.Në deklaratën e përbashkët, shoqatat vlerësojnë progresin e bërë në reformën në drejtësi dhe përfundimin e procesit të vettingut, por theksojnë se vijojnë përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë. Një tjetër shqetësim i ngritur lidhet me sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mungesën e reagimit të mjaftueshëm institucional pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në tetor 2025, si dhe konfliktin për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbi pagat, që solli bllokimin e buxheteve të gjyqësorit dhe mospagimin e pagave të gushtit....