Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave
Gjyqtarët dhe prokurorët u bëjnë thirrje institucioneve që të zbatojnë pa vonesë rekomandimet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, të publikuar më 4 nëntor. Në një kohë kur raporti evidentoi edhe këtë vit ndërhyrjet e politikës për të ndikuar dhe sulmuar magjistratët, Unioni i Gjyqtarëve dhe dy shoqata të tjera kërkojnë marrjen e masave konkrete për garantimin e sigurisë në gjykata dhe prokurori. Një tjetër kërkesë e magjistratëve lidhet me çështjen e pagave, e cila gjatë vjeshtës shkaktoi përplasje mes dy pushteteve. Ata kërkojnë që reforma për pagat të hartohet në konsultim të mirëfilltë me sistemin gjyqësor. Kjo kërkesë vjen në një kohë kur çështja e pagave është nën hetim. Një prokuror i posaçëm ka bashkuar në një procedim të vetëm edhe çështjet e...
Burimi:
javanews.al