Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cosa Nostra-n

Komisioni Parlamentar Antimafia i Italisë evidenton një ndryshim të rëndësishëm në marrëdhëniet mes organizatave kriminale shqiptare dhe mafieve tradicionale italiane. Grupet shqiptare nuk shihen më vetëm si furnizues apo bashkëpunëtorë në trafikun e drogës, por po fitojnë rol në marrëveshjet dhe operacionet e përbashkëta kriminale. Hetimi Hydra në Lombardi është një nga shembujt kryesorë të këtij bashkëpunimi. Një raport i ri i Komisionit Parlamentar Antimafia në Itali ngre alarmin për fuqizimin dhe zgjerimin e rrjeteve kriminale në veri të vendit, duke vënë në fokus edhe marrëdhëniet gjithnjë e më të konsoliduara mes grupeve shqiptare dhe organizatave historike mafioze italiane. Dokumenti me titull “Relazione sulla ’ndrangheta nell’Italia settentrionale. Geografia del radicamento e nuove modalità operative” u miratua më 3 nëntor 2026 nga Komisioni Parlamentar Antimafia, nën...