Raporti alarmues i KLSH: U zgjatën afatet për 10 pesticide të ndaluara në BE, mungon kontrolli!
Në Shqipëri përdoren pesticide të ndaluara, edhe atëherë kur Bashkimi Evropian (BE) kërkon ndalimin e disa lëndëve vepruese që shkaktojnë probleme serioze për shëndetin e njeriut. Gjatë viteve 2022–2024, periudhë kur Ministria e Bujqësisë drejtohej nga Anila Denaj, sipas raportit përfundimtar të auditimit të KLSH-së, 10 pesticide të ndaluara u lejuan të shiteshin në farmacitë bujqësore. Ministria e Bujqësisë nuk u kujdes që këto produkte për mbrojtjen e bimëve (PMB) të tërhiqeshin nga tregu përpara se të spërkateshin frutat dhe perimet. Përkundrazi, ministria u dha shtatë bizneseve importuese të pesticideve mundësinë që këto produkte të shiteshin përtej afateve të përcaktuara nga Komisioni Evropian (KE). Afatet për nxjerrjen jashtë qarkullimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve janë zgjatur përtej afateve të përcaktuara nga BE-ja. Sipas listave...
Burimi:
javanews.al