Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me pesticidet dhe laboratorët!

Raport-Progresi i BE për sigurinë ushqimore në Shqipëri: Probleme me pesticidet dhe laboratorët!

Komisioni Europian ngre shqetësime për sigurinë ushqimore në Shqipëri, duke evidentuar mangësi në funksionimin e Autoritetit Kombëtar i Veterinarisë, kontrollet e produkteve ushqimore, monitorimin e pesticideve dhe kapacitetet laboratorike. Ai kërkon gjithashtu forcimin e masave për parandalimin e korrupsionit në proceset e inspektimit dhe certifikimit. Në raportin e vitit 2026 për Shqipërinë, në kapitullin 12, që trajton sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare, Komisioni Europian thekson se legjislacioni shqiptar mbetet vetëm pjesërisht i përafruar me standardet e Bashkimit Europian. “Për sigurinë e përgjithshme ushqimore, kuadri ligjor mbetet pjesërisht i përafruar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Ushqimin. Ligji për Kontrollet Zyrtare u miratua në qershor 2026”, thuhet në raport. Një nga problematikat kryesore lidhet me funksionimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Komisioni Europian kërkon...