Rama vendos sërish “karriget e dialogut”: Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe
Kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish ditën e sotme ‘karriget e dialogut’ para Kryeministrisë, duke ftuar protestuesit që të ulen dhe të diskutojnë. “Ka 1001 pakënaqësi, halle e probleme, arsye për të protestuar. Por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë në favor të dialogut mes njerëzve që ndajnë të njëjtin atdhe dhe që duan të njëjtën gjë: ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. Dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje, dialogu mori përgjigje me dhunë. Sot, dialogu është sërish këtu. Çdo dhunues do të marrë përgjigjen e merituar. Përgjigjja do të jetë ligjore dhe financiare. Kush shkatërron, do të paguajë. Shqipëria është e të gjithëve”, tha Rama. Një ditë më parë, kreu i qeverisë bëri të njëjtën gjë, por...
Burimi:
kohajone.com