Rama “ultimatum” nga Parisi: Shqipëria s’ka rrugë tjetër, veç anëtarësimit në BE
Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Parisi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian mbetet alternativa e vetme strategjike për vendin. Gjatë fjalës së tij në Forumin e Paqes, ai theksoi se integrimi evropian nuk duhet parë vetëm si një objektiv ekonomik, por si një zgjedhje që lidhet me lirinë, paqen dhe bashkëpunimin. Duke folur për historinë e Shqipërisë, Rama u ndal te rrugëtimi i veçantë politik i vendit, duke e krahasuar me atë të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai kujtoi shkëputjen nga blloku lindor në vitin 1960, afrimin e mëvonshëm me Kinën e Maos dhe periudhën e izolimit komunist, të cilën e përshkroi si një kapitull të errët të historisë shqiptare. Kryeministri përdori edhe shprehjet “Koreja e Veriut e Europës” dhe “talebanë perëndimorë”...
Burimi:
ntv.al