Rama: U ngrit një furtunë mediatike se mbrojta Belindën, unë dhe PS nuk bëjmë avokatinë e askuj
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave se Partia Socialiste votoi në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Gjatë fjalës në Asamblenë e PS-së, Rama tha se pas këtij vendimi u ngrit një furtunë mediatike, duke pretenduar se ai kishte dalë në mbrojtje të Ballukut. Kreu i qeverisë theksoi se qëndrimi i tij dhe i Partisë Socialiste ndaj drejtësisë ka qenë gjithmonë i bazuar te ndarja e pushteteve, ndërsa nënvizoi se askush nuk merr mbrojtje politike nga mazhoranca për çështjet që ka me drejtësinë. “Cila është e vërteta ime që unë e kam ndarë me ujë është e njëjta dhe është gjithmonë. Raporti ynë me drejtësinë ka qenë dhe mbetet raport pushtetesh të ndara. Kush ka problem me drejtësinë e ka...
Burimi:
gijotina.com