Rama thumbon nga Brukseli: Dua e do protestën, unë dua Duan. Ajo është këngëtare, jo Papa

Rama thumbon nga Brukseli: Dua e do protestën, unë dua Duan. Ajo është këngëtare, jo Papa

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që vijojnë prej 122 ditësh, duke u ndalur edhe te qëndrimi i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila ka shprehur mbështetje për protestuesit në lidhje me projektet në Sazan dhe Zvërnec. “Dua e do protestën, unë dua Duan”, tha Rama, duke e vendosur debatin përballë asaj që e cilësoi si një përplasje të panevojshme mes zhvillimit dhe konservimit të mjedisit. Sipas kryeministrit, këto dy qasje nuk përjashtojnë domosdoshmërisht njëra-tjetrën. “Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Duas i pëlqen protesta, unë e dua shumë Duan. Ajo është këngëtare, nuk është Papa”, u shpreh Rama, duke shtuar se edhe pse e vlerëson figurën e Papës, nuk është dakord me çdo qëndrim të tij. Rama foli edhe...