Rama takim në Vlorë për reformën territoriale, Çuçi zbulon çfarë u diskutua: Sot nuk morëm vendime
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste dhe përfaqësues të pushtetit vendor të Bashkisë Vlorë dhe Bashkisë Selenicë lidhur me reformën territoriale. Në mbyllje të takimit, Bledi Çuçi, drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës, tha se ky takim i sotëm nuk ishte për të marrë vendime, por për të dëgjuar dhe kuptuar atë që propozimi për reformën territoriale ka në thelb. “Sot nuk ishim për të marrë vendim, sot ishim për të dëgjuar dhe për të shpjeguar. Një takim shumë i domosdoshëm, sepse njerëzit vërtet nuk e kuptojnë deri në fund thelbin e reformës, ku janë përmirësimi i shërbimeve dhe rritja e investimeve. Besoj se bëmë shumë mirë, sepse edhe njerëz që janë deklaruar...
Burimi:
javanews.al