Rama sulmon Arlind Qorin: “Profesori” predikues i dhunës, ka futur protestuesit në terror psikologjik

Rama sulmon Arlind Qorin: “Profesori” predikues i dhunës, ka futur protestuesit në terror psikologjik

Kryeministri Edi Rama gjatë daljes së tij ditën e sotme për një deklaratë për media ka sulmuar drejtuesin e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorin, duke iu referuar pa e përmendur me emër si “profesori” dhe “predikuesi i dhunës”. Ai pretendoi se një grup që e cilësoi si ANTIFA ushtron presion psikologjik mbi protestuesit dhe i pengon të pranojnë dialogun. Rama tha se kishte komunikuar edhe në telefon me protestues dhe i kishte ftuar të bisedonin, por, sipas tij, ata druheshin se do të cilësoheshin si tradhtarë apo do të përballeshin me dhunën e të tjerëve. Ai pretendoi gjithashtu se në protesta janë përfshirë persona me veprimtari kriminale. “Kam komunikuar dhe me telefon, i kam ftuar dhe ata i ka karakterizuar frika nga njëri-tjetri, dëshira për të...