‘Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij’, Berisha: Të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit!

‘Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij’, Berisha: Të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale ka përsëritut thirrjen e tij për protestën tek Kuvendi. Në reagimin e tij, Berisha thekson se Kryeministri Edi Rama do të votojë sot ndarjen e re territoriale vetëm për interesat e tij. “Edi Rama sot ekzekuton 15 bashki për karrigen e tij! Ora 10:00, të gjithë bashkë në protestë para Parlamentit! Përtej çdo bindjeje politike, t’i dalim zot interesit qytetar!” shkruan Berisha. Berisha garantoi se nga radhët e opozitës nuk do të ketë asnjë rrjedhje votash sa i takon votimit të draftit të PS për reformën territoriale. “Zero rrjedhje” tha Berisha kur u pyet nga gazetarët në selinë blu. Ndërkohë i pyetur në lidhjen me skenarin e opozitës për protestën e sotme, Berisha...