Rama: Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave. Dhuna në protesta duhet dënuar, çdo tejkalim i forcës nga policia të hetohet
Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, kanë zhvilluar këtë të enjte një konferencë të përbashkët për mediat, ku në fokus ishte progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2026. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u ndal te ecuria e procesit të integrimit europian, duke theksuar se raporti i këtij viti shënon një ndryshim në mënyrën se si duhet parë rrugëtimi i Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Sipas Ramës, për një kohë të gjatë procesi është karakterizuar nga pritshmëritë për marrjen e statusit të vendit kandidat, hapjen e negociatave dhe miratimin e piketave të ndërmjetme, ndërsa tashmë fokusi duhet të jetë te hapat konkretë që duhen ndërmarrë për përfundimin e negociatave. “Për një kohë të gjatë,...
Burimi:
javanews.al