Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Në vend të tij, në krye të Ministrisë së Brendshme është emëruar Ervin Demo,  i cili deri sot mbante postin e ministrit të Shtetit. Lëvizja shënon një ndryshim në drejtimin e një prej dikastereve kryesore të qeverisë, ndërsa Demo do të marrë tashmë përgjegjësinë për çështjet e rendit dhe sigurisë publike. Lamallari kishte marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme pas ndryshimeve të mëparshme në kabinetin qeveritar.