Rama shkarkoi kreun e SHISH, Gazment Bardhi: Zgjidhja është dorëheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit

Rama shkarkoi kreun e SHISH, Gazment Bardhi: Zgjidhja është dorëheqja dhe ndjekja penale e kryeministrit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për largimin e Vlora Hysenit nga drejtimi i Shërbimit Informativ të Shtetit, duke deklaruar se shkarkimi i saj nuk e zgjidh problemin dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Reagimi vjen pas zhvillimeve të forta të kësaj të marte, kur GJKKO, me kërkesë të SPAK, caktoi ndaj Hysenit masën “arrest në shtëpi”, shoqëruar me pezullimin nga detyra. Masa raportohet se është marrë në kuadër të hetimeve të lidhura me dosjen e AKSHI-t dhe Ergys Agasin. Bardhi pretendon se Hyseni është vendosur në krye të SHISH për t’i shërbyer interesave të krimit të organizuar, ndërsa kujtoi se akuza të ngjashme i kishte artikuluar publikisht që në vitin 2024. “Vlora Hyseni...