Rama publikon pamjet: Hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas drejt përfundimit

Rama publikon pamjet: Hekurudha Durrës-Tiranë-Rinas drejt përfundimit

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga stacioni i ri hekurudhor i Vorës, duke bërë të ditur se projekti i hekurudhës Durrës–Tiranë, së bashku me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet përfundimit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka treguar ecurinë e punimeve, duke theksuar se ky investim i rëndësishëm në infrastrukturën hekurudhore është drejt fazës përfundimtare. “Ja edhe stacioni hekurudhor i Vorës, teksa edhe Hekurudha Durrës–Tiranë, me lidhjen e re drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, po i afrohet më në fund vijës së finishit”, shkruan Rama. Projekti synon të rikthejë transportin hekurudhor të pasagjerëve mes Durrësit dhe Tiranës, si dhe të krijojë një lidhje të drejtpërdrejtë me aeroportin e Rinasit.