RAMA PREZANTON SOT PAKETEN FISKALE
Një ditë me zhvillime të rëndësishme në politikën shqiptare pritet të jetë kjo e sotmja. Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim, që do të nisë në orën 09:30, ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të qarqeve të Partisë Socialiste. Mbledhja zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, pas protestave të dhunshme të zhvilluara pak ditë më parë në Tiranë, ndërsa në vëmendje janë edhe përgatitjet për shqyrtimin parlamentar të projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027. Paralelisht, në orën 10:00, Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat do të nisë prezantimin e projektligjit “Për Buxhetin e vitit 2027”, së bashku me një sërë ndryshimesh të propozuara në legjislacionin fiskal. Paketa përfshin ndërhyrje në ligjin për akcizat, atë për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar...
Burimi:
ntv.al