Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

Rama pret përfaqësinë e Kongresit Amerikan. Çfarë u diskutua në kopshtin e Kryeministrisë?

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kopshtin e Kryeministrisë një përfaqësi të Kongresit të Shteteve të Bashkuara (US CODEL). Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamjet nga takimi i zhvilluar në kopshtin e kryeministrisë, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt. Ndërkaq, më herët delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u prit nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi. Në takimin, ku delegacioni kryesohej nga kongresmeni Vern Buchanan, kryetar i Komitetit për Partneritetin për Demokraci, u diskutua për forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA, si dhe bashkëpunimi për përballimin e sfidave të sigurisë dhe ruajtjen e një rajoni të qëndrueshëm dhe të sigurt. Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Ëendt....