Rama poston fotot: Tekstet shkollore falas për klasat I-V, po shpërndahen në të gjithë vendin

Rama poston fotot: Tekstet shkollore falas për klasat I-V, po shpërndahen në të gjithë vendin

Ka nisur në të gjitha shkollat e vendit shpërndarja e teksteve shkollore falas për nxënësit, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi ka theksuar se kjo është një mbështetje e përvitshme e Qeverisë Shqiptare, përmes Ministrisë së Arsimit, për fëmijët dhe familjet e tyre. Sipas Ramës, këtë vit vjen edhe një risi: për herë të parë, tekstet shkollore për nxënësit e klasave I-V do të jenë falas dhe të rinj. “Prindër dhe nxënës, drejtohuni në shkollat tuaja për të tërhequr tekstet shkollore dhe për t’u informuar mbi pikat e shpërndarjes”, shkruan kryeministri. Postimi i plotë Në të gjitha shkollat e vendit vijon shpërndarja e teksteve shkollore falas. Kjo është...