Rama për arrestimin e Vlora Hysenit: Ishte një masë ekstreme…

Rama për arrestimin e Vlora Hysenit: Ishte një masë ekstreme…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar arrestimin e ish-drejtueses së SHISH, duke theksuar se qëndrimi ndaj pavarësisë së drejtësisë nuk nënkupton heshtje për zhvillimet që prekin institucionet e shtetit. Rama tha se vendosi të mbajë konferencën për shkak të zhvillimeve të fundit dhe masës së arrestit ndaj ish-drejtueses së SHISH, të cilën e cilësoi si një masë ekstreme. “Vendosa që të drejtohem në këtë konferencë, sepse zhvillimet e fundit të arrestit të ish-drejtueses së SHISH do duhet të kishin një shpjegim. Ishte një masë ekstreme, por nuk kam të drejtë të vlerësoj se pse Prokuroria ka kërkuar arrestin. Nuk e kam bërë dhe nuk do e bëj, që të ndërhyj në çështjet e drejtësisë. Çdo akuzë duhet që të çohet deri në fund”, u shpreh Rama....