Rama paralajmëroi shpronësimin e tokës së sherrit në Vlorë, Bardhi: Gjobë për shqiptarët, SPAK të veprojë!
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama për shpronësimin e zonës në Orikum, ku konflikti mbi pronësinë dhe zhvillimin e projekteve përplasi dy biznesmenë. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e ka kundërshtuar vendimin, duke argumentuar se shpronësimi do të sillte kompensim me fonde publike për palët e përfshira në konflikt. Sipas deputetit demokrat, përplasja lidhet me mbivendosjen e të drejtave të zhvillimit mbi prona që, sipas tij, janë miratuar përmes vendimmarrjeve të institucioneve shtetërore. Bardhi pretendon se një prej biznesmenëve është shpallur investitor strategjik dhe ka përfituar të drejta mbi një sipërfaqe të konsiderueshme toke publike, ndërsa biznesmeni tjetër ka marrë leje për një projekt të ngjashëm. Bardhi e akuzon kryeministrin se po...
Burimi:
javanews.al