Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

Rama: Paketa e re për drejtësinë u hartua me ekspertizën e Italisë, Francës dhe Holandës

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re të ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, një ndërhyrje që prek rreth një të pestën e kodit aktual dhe që synon të ndryshojë qasjen ndaj masave të sigurisë, duke kufizuar përdorimin e arrestit me burg dhe duke forcuar parimin e proporcionalitetit në procesin penal. Gjatë prezantimit, Rama theksoi se një nga shtyllat kryesore të reformës është ndryshimi i kulturës së ndjekjes penale, ku paraburgimi nuk duhet të jetë masa e parë që merret ndaj një personi të dyshuar, por alternativa e fundit që përdoret nga drejtësia. Sipas kreut të qeverisë, gjykatat do të duhet ta nisin vlerësimin nga liria dhe të shqyrtojnë fillimisht masat më të buta të sigurisë. Ai bëri të ditur se për veprat penale...