Rama: Nuk e mbrojta Ballukun, s’bëhemi avokat i askujt
Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë akuzat se ka mbrojtur Belinda Ballukun nga drejtësia, duke argumentuar se vota e mazhorancës kundër heqjes së imunitetit nuk ka penguar hetimet e SPAK. Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, Rama deklaroi se çështja vijoi procedurat dhe përfundoi në gjykatë, duke e cilësuar vendimin e mazhorancës si pjesë të një qëndrimi që lidhet me kundërshtimin e paraburgimit pa një vendim gjyqësor. Ai theksoi se as ai dhe as Partia Socialiste nuk kanë bërë avokatinë e Ballukut dhe kërkoi që të identifikohej qoftë edhe një deklaratë e tij apo e ndonjë përfaqësuesi socialist në mbrojtje personale të ish-zëvendëskryeministres. “Unë dhe PS-ja nuk bëjmë avokatin e askujt”, u shpreh Rama, duke shtuar se hetimet vazhduan pavarësisht votës së Kuvendit. Kreu i qeverisë...
Burimi:
ntv.al