Rama niset drejt Cernobbios, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Rama niset drejt Cernobbios, merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në edicionin e 52-të të Forumit “Intelligence on the World, Europe and Italy”, që zhvillohet në Cernobbio, Itali, me pjesëmarrjen e drejtuesve të lartë politikë, institucionalë dhe ekonomikë nga Evropa dhe më gjerë. Rama do të jetë pjesë e panelit “Agjenda për Evropën”, në sesionin kushtuar “Rajonit të Mesdheut”, së bashku me Kryeministrin e Kroacisë dhe Presidentin e MED9, Andrej Plenković. Paneli do të moderohet nga ish-Kryeministri i Italisë, Paolo Gentiloni. Në fokus të Forumit janë zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike, pozicioni i Evropës në botë, sfidat globale dhe roli i Mesdheut në arkitekturën e re evropiane dhe ndërkombëtare.