Rama nis “furtunën”, kërkon dorëheqje të drejtorëve në të gjithë vendin

Rama nis “furtunën”, kërkon dorëheqje të drejtorëve në të gjithë vendin

Kryeministri Edi Rama raportohet se ka kërkuar nga ministrat që të nisin një proces largimi të drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre, në një kohë kur qeveria po përballet me protestat në Tiranë. Rama duket i ka kontaktuar ministrat nga Budva, duke u kërkuar që të mbledhin drejtuesit e institucioneve që kanë në varësi dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme. Në ditë në vijim pritet që ky vendim të komunikohet publikisht nga kryeministri. Kujtojmë që në disa dalje mediatike të fundit, Rama ka kritikuar ashpër administratën. Një javë më parë, kryeministri Rama ka paralajmëruar masa ndaj drejtuesve të administratës që nuk respektojnë afatet për t’u dhënë përgjigje qytetarëve dhe për zgjidhjen e problematikave të tyre.