Rama nga New Yorku: Projekti i Zvërnecit sjell potencialisht 4 miliardë euro
Në një takim me shqiptarët në Staten Island të New York, kryeministri Rama ka folur për rëndësinë e Paketës së Maleve dhe për Zvërnecin, një projekt që vijon të jetë shumë i diskutuar dhe për të cilin Rama konfirmon se puna vazhdon dhe po studiohet ndikimi në mjedis. “E vërteta është përtej shakasë që, në këtë rast, është shumë më tepër se gjysma e të vërtetës, që Shqipëria e sotme nuk është më Shqipëria në nevojë për ndihma. Patjetër që Shqipërisë, si çdo vend, ka familje që kanë nevojë të ndihmohen në vijimësi, por vetë Shqipëria, e cila i ngjante deri përpara 10 vitesh një njeriu me dorën e shtrirë për të kërkuar ndihmë, sot është një njeri krahapur për të mirëpritur investime, për të...
Burimi:
ntv.al