Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

Rama: Nesër hapim dritaren e dialogut! Tre grupe studentësh u penguan me dhunë të vinin në takim me mua

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar hapjen e një tjetër hapësire komunikimi me studentët dhe pedagogët, përmes së cilës synon të zhvillojë dialog me të gjithë ata që kanë çështje dhe shqetësime për të diskutuar me qeverinë. Në  fjalën e mbajtur në konferencën e përbashkët me ambasadoren e BE-së për Shqipërinë, Sofia Moreira de Sousa, Rama bëri të ditur se platforma e re do të vihet në dispozicion që nesër, duke theksuar se ajo do të jetë e hapur për çdo student që dëshiron të ndërveprojë me të dhe përfaqësuesit e qeverisë. Kryeministri pretendoi se tre grupe studentësh janë penguar me dhunë, online dhe fizikisht, që të zhvillonin takime me të, të cilat sipas tij ishin parashikuar të mbaheshin pa kamera dhe pa praninë e mediave....