Rama në New York: Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin, Amerika nuk bëri më të mirën

Rama në New York: Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin, Amerika nuk bëri më të mirën

Kryeministri Edi Rama, mbajti një fjalim në New York gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane. Në adresimin e tij, Rama u ndal te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës, duke vlerësuar rolin e komunitetit shqiptar në SHBA dhe kontributin e tij në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Por një pikë e fortë, është kur Rama deklaroi se ish-presidenti i Amerikës, Joe Biden e tradhtoi Hashim Thaçin, pas dënimit të tij në Hagë me 25 vite burg. ”Po vuaj mungesën e dikujt që ka qenë gjithmonë i ftuar këtu, Hashim Thaçit. Ai nuk është me ne sot këtu sepse ky vend e tradhtoi. Sepse Joe Biden, që e quajti George Washington-in e Kosovës, e tradhtoi. Sepse edhe pse Gjenerali Clark bëri më...