Rama ndryshon rregullat e paraburgimit/ Bardhi: Po qep një ligj sipas masës së vet

Rama ndryshon rregullat e paraburgimit/ Bardhi: Po qep një ligj sipas masës së vet

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj ndryshimeve të prezantuara nga kryeministri Edi Rama në Kodin e Procedurës Penale, duke e interpretuar nismën si një përpjekje për të ndryshuar rregullat e paraburgimit në funksion të interesave politike dhe personale të kryeministrit. Rama prezantoi paketën e ndryshimeve duke argumentuar se arresti me burg duhet të përdoret si masë e fundit dhe se procedimi penal duhet të nisë nga “zona e lirisë”. Sipas draftit të prezantuar, për veprat penale që kanë një dënim maksimal nën 5 vite burg, masa e arrestit me burg nuk do të caktohet. Procesi për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale është pjesë e një reformimi më të gjerë të legjislacionit penal, të lidhur edhe me procesin e...