“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

“Rama” ndez debatet edhe te Kultura, Zhupa përmend dosjet e SPAK dhe librin e arkitektëve, socialistët reagojnë: E dinim se do vije kasetën…

Zhvillimet e fundit politike dhe agjenda e kryeministrit Edi Rama mbizotëruan edhe sot në mbledhjen e Komisionit të Kulturës. Këtë herë, tema të paktën dukej më e përshtatshme, pasi kryetarja Ina Zhupa komentoi pjesëmarrjen e kreut të qeverisë në Samitin e Turizmit në Bruksel një ditë më parë. “Pashë një kryeministër që me trup ishte para gazetares, por me mendje ishte duke lexuar dosjet e SPAK-ut sa herë i ka dalë emri, sa herë përflitet për takimet e tij dhe mesazhet me Vlora Hysenin, Ergys Agasin, me të gjithë grupin e strukturuar kriminal”, tha Ina Zhupa. Zhupa ishte edhe më e përgatitur, me vete kishte marrë librin e famshëm “Albanian Files” (Dosjet Shqiptare) me projekt-idetë e arkitektëve të huaj, për të cilin PD ka bërë...