Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Rama: Mund të kem bërë gabime në politikë, por pushtetin nuk e kam përdorur kurrë për përfitime personale

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ai nuk e ka përdorur pushtetin për përfitime financiare personale. Rama tha se dhuratat që i janë dhënë në cilësinë e kryeministrit janë regjistruar si pronë e shtetit shqiptar, ndërsa theksoi se synimi i tij është të lërë një trashëgimi publike dhe jo të pasurohet. Ai shtoi se gjatë viteve në politikë mund të ketë bërë gabime, por sipas tij, “paraja dhe pronat” nuk e kanë përkulur bindjen për të dhënë dhe jo për të marrë. Edi Rama: Nuk ka asnjë firmë të hedhur nga mua në bashki apo tani. Nuk jam engjëll, as i pagabueshëm. Por faji që nuk kam bërë kurrë është që të trajtoj pushtetin për para dhe për prona. Kush më njeh e di mirë...