Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

Rama me makinë luksoze, ministrja ‘qetëson’ shqiptarët: Është marrë me qira dhe e paguan Partia Socialiste

Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria ka një sqarim: faturën nuk e merr përsipër buxheti i shtetit, por Partia Socialiste. Çështja u ngrit pas mbledhjes së qeverisë, ku ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, u pyet për automjetin e ri të Kryeministrit. Sipas saj, makina përdoret jo vetëm për aktivitetet zyrtare të Ramës, por edhe për angazhimet e tij politike, ndaj pagesa bëhet nga buxheti i Partisë Socialiste. “Makina e kryeministrit është me qira, paguhet nga buxheti i Partisë Socialiste”, deklaroi Ismaili. Por përtej qirasë, ministrja solli edhe arsyen tjetër: sigurinë e Kryeministrit. Sipas saj, automjeti është zgjedhur edhe në bazë të kërkesave të Gardës së Republikës. S-Class-i...