Rama mbështet kandidaten e Emirateve për drejtimin e OKB: Pas kaq shumë burrave, ka ardhur koha për një grua!
Kryeministri Edi Rama ka shprehur mbështetjen e plotë të Shqipërisë për kandidaturën e Lana Nusseibeh, të nominuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe për postin e Sekretares së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në një postim në platformën X, Rama e cilësoi kandidaturën e diplomates si një mundësi të re për OKB-në, në një kohë kur organizata përballet me sfida të mëdha dhe pikëpyetje mbi aftësinë e saj për të përmbushur misionin ndërkombëtar. Kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se e njeh personalisht Nusseibeh dhe ka pasur mundësinë të vlerësojë aftësitë e saj gjatë periudhës kur Shqipëria ishte anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sipas Ramës, ajo dallohet për njohuritë e thella mbi politikën ndërkombëtare, modestinë intelektuale dhe aftësinë për...
Burimi:
javanews.al